Eko Higjiena

Selimi: Vetoja e Bosnjë Hercegovinës e nxitur nga Serbia

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në takimi e Kartës së Adriatik 5, të kryesuar nga Shqipëria, ambasadori serb është larguar nga takimi, ndërsa Bosnja Hercegovina refuzoi anëtarësimin e Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, tha për gazetën “Shekulli” se vetoja e Bosnjës për mos anëtarësimin e Kosovës në Kartën Adriatikut 5 ka gjasa të jetë nxitur nga Serbia.

Selimi ka komentuar dhe largimin e ambasadorit serb në mënyrë demonstrative nga tryeza pas përmendjes së anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut 5.

UBT

Sipas tij, politikës serbe i ndodh shpesh të jetë e dyzuar në qëndrimet e saj. Selimi ka shpjeguar më tej edhe për raportet që do të mbajë Kosova ndaj Bosnjës pas vetos.

“Nuk jemi në procese hakmarrjesh diplomatike. Bosnja Hercegovina është shtet që shihet si problem i madh evropian për shkak të rregullimit kushtetues të vetin dhe me ta duhet të merret Brukseli e jo ne”, tha Selimi. /Telegrafi/