Selimi: Thaçi po punon që të mos ketë zgjedhje, ka edhe parti që s’janë të gatshme për to

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka shprehur dyshimet e tij se vendi do të shkoj në zgjedhje, raporton Gazeta Express.

“Kam dyshime që do të shkojmë në zgjedhje pasi partitë në pushtet nuk janë në ditët më të mira të tyre, por fakt është që të gjitha partitë janë takuar që janë të gatshme për zgjedhje. Ka edhe parti që deklarohen për zgjedhje e nuk janë të gatshme” ka thënë Selimi.

Për këtë Selimi ka thënë se po punon Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“LVV ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, është mirë që kjo qeveri nuk ka shkuar deri në fund. Sa ma shpejt që shkojmë në zgjedhje aq më shumë fiton Kosova. Kas pasur tendenca që të kërkohet të krijohet një qeveri brenda kësaj legjislature, këto tendenca janë të presidentit Thaçi, pasi ai ka plane me Vuçiqin”, ka shtuar Selimi.

Selimi ka thënë po ashtu se LVV do të futet në zgjedhje për të dalë e para./Express

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).