Eko Higjiena

Selimi: Thaçi, lojtar i manipulimeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, si dhe paralajmërimet e tij për organizim të referendumit për këtë çështje po vlerësohen si manipulime. Opozita dhe shoqëria civile thonë se këto deklarata kreu i shtetit po i bën për t’i arsyetuar koncesionet që do të bëhen në kuadër të dialogut, shkruan gazeta “Zeri”.

Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka vlerësuar se presidenti Hashim Thaçi është duke manipuluar opinionin kur po paralajmëron referendum për opsionin e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Sipas Selimit, një veprim i tillë i kreut të shtetit është tërësisht i paskrupullt, pasi që dihet se referendumi nuk është i paraparë në Kushtetutën e Kosovës.

“Është thjesht një manipulim dhe në anën tjetër është një tentim për ta kamufluar gjithë këtë çka po ndodh rreth raportit me Serbinë, sepse këtu nuk bëhet fjalë për referendum dhe kjo çështje nuk zgjidhet me referendum”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Mobi Casa

Teksa ka folur për zotimet e Thaçit se Lugina do të shtrohet si temë në Bruksel, Selimi ka thënë se kjo strategji e presidentit nuk është e pamenduar nga vetë ai.

“Këtë ai e ka menduar shumë mirë, por po mundohet ta përgatisë opinionin për ndryshim kufijsh, në momentin kur opinioni të mësohet për ndryshim kufijsh, atëherë kufijtë do të ndërrohen vetëm në disfavor të Kosovës. Kjo nënkupton ndarjen e brendshme të Kosovës”, ka theksuar ai, duke aluduar në formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, qëllimi i Thaçit është krejtësisht tjetër nga ajo që po shpërfaqet në publik deri më tani.

“Ky është goxha lojtar i këtyre manipulimeve. Ai po do ta tregojë veten që kinse po e shpëton Kosovën nga një ndarje dhe se duhet të kënaqemi me ‘Zajednicën’. Gjithë këtë mjegulli që po e hedh ai në opinion është thjesht për t’i kamufluar vendimet, siç i ka quajtur ai, të rënda për Kosovën”, ka potencuar deputeti i LVV-së. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.