ARKATANA

Selimi: Specialja është për UÇK-në e unë jam UÇK, çka koftë hajr i koftë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga prokurori special nga Dhomat e Specializuara në Hagë më 24 Qershor kishte tronditur Kosovën.

Ish krerët e UÇK-së dyshohen për rreth 100 vrasje të kryera në Kosovë.

Pjesë e të akuzuarve u tha se janë edhe një pjesë e udhëheqëse e hierarkisë së UCK-së. Në media madje doli edhe një pjesë e aktakuzës së prokurorit special ku përmendet edhe emri i Rexhep Selimit si i akuzuar.

Por, Selimi tha për gazetën Objektiv se vetëm njëherë është intervistuar nga hetuesit e Speciales, dhe prej atëherë nuk është kontaktuar më.

“Sa i përket Gjykatës Speciale qysh është një fjalë popullore çka koftë hajr i koftë. Nuk di më shumë se sa që vitin e kaluar jam thirr për intervistim, kam dhënë intervistën time, jam intervistuar dhe prej atij momenti deri sot nuk kam asnjë shenjë, asnjë thirrje asgjë”, tha Selimi për gazetaobjektivin.

FIDANISHTJA

Megjithatë Selimi thotë se nuk do të ishte i befasuar edhe nëse do të ftohej prapë për të udhëtuar në Hagë.

“Nuk do të ishte lajm edhe sikur të isha i thirrur, nuk do të ishte lajm edhe sikur të mos isha i thirrur. Lajm ka qenë gushti i vitit 2015, prej atij momenti e këndej aty jemi, nëse bëhet fjalë që kjo gjykatë është për UÇK-në unë jam UÇK, madje jam UÇK më shumë se secilën ditë të pasluftës. Nuk ka diçka konkrete sepse po të kisha e kam detyrim ta ndajë me opinionin”, shtoi Selimi.

Rexhep Selimi është njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Selimi, më 28 nëntor, të vitit 1997 u shfaq në paraqitjen e parë publike të UÇK-së në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.