UBT

Selimi: S’ka qeveri pro evropiane pa PDK-në

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

​Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë me dije se logjika e shëndoshë dhe numrat në Kuvend tregojnë se në Kosovë nuk mund të ketë një qeveri pro evropiane dhe pro amerikane pa PDK-në.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se qeveria e ardhshme nuk mund të varet nga egot personale, por duhet të bazohet në një konsensus të gjerë dhe unitet politik.

Sipas tij, këtë unitet e ofron vetëm PDK-ja. “Logjika e shëndoshë dhe numrat parlamentarë tregojnë se një qeveri pro – Evropë, pro – Amerikë dhe pro – progres nuk mund të bëhet pa PDK-në. Edhe ata që kundërshtojnë më së thelli publikisht dialogun me PDK-në, thellë në vete e dinë se që kjo Kosovë të ketë sukses në katër vjetët e ardhshëm, një qeveri nuk mund të varet nga egot personale, por duhet të spirancohet në një konsensus të gjerë dhe unitet. PDK-ja ofron këtë unitet”, ka thënë Selimi.

United Hospital

Ai ka treguar se nëse dikush mendon ndryshe, PDK-ja do t’i drejtohet sovranit, duke u shprehur i bindur në triumf. “Nëse dikush ka dëshirë ta kallë lojën duke u marrë me politika personale, ne do t’i kthehemi sovranit përsëri dhe nuk ka asnjë dyshim se populli do t’i dënojë rëndë ata që harrojnë principet duke u marrë me personat”, është shprehur Selimi.

I pyetur nëse PDK-ja ua ka ofruar postin e kryeministrit LDK-së, AAK-së apo Vetëvendosje!-s, ai ka thënë se nuk është i njoftuar për një gjë të tillë. Megjithatë, Selimi ka vlerësuar se partia më e madhe në vend për çdo partner të mundshëm ofron “Misionin e Ri” dhe Hashim Thaçin si burrështetas.

Ky i fundit, sipas tij, është njeriu më kredibil që mund të flasë në emër të Kosovës. “PDK-ja ofron dy gjëra: ‘Misionin e Ri’ si ofertë për të punuar shumë drejt zhvillimit ekonomik dhe Hashim Thaçin si burrështetasin e vetëm në Republikën e Kosovës me pëlqim dhe votëbesim nacional që është si motor në çdo mision që e merr e përfundon. A është kryeministri Thaçi pejgamber dhe perfekt? Larg qoftë! Asnjëri mbi tokë nuk është i tillë. A është njeriu më kredibil që mund të flasë në emër të Kosovës pa u skuqur për përkrahjen elektorale ose të bëmat e kaluara, besoj se numrat flasin vetë”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se deklarimet e partive të tjera, se gjoja PDK-ja ua ka ofruar postin e kryeministrit, bëhen për ta rritur pazarin në bisedë me njëra-tjetrën për poste./Epoka e Re/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.