UBT

Selimi shkel ligjin, nënshkruan për Thaçin!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tash e pesë muaj po i nënshkruan vendimet në këtë dikaster qeveritar, ndonëse kjo është kompetencë vetëm e shefit të diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi.

Selimi në vend të Thaçit i ka nënshkruar edhe propozimet për emërimin e ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës, veprim ky i cili konsiderohet antiligjor për shkak se Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk i jep një kompetencë të tillë zëvendësministrit.

UBT

Gazeta “Zëri” ka siguruar propozimin për emërimin e Leon Malazogut ambasador në Tokio të Japonisë, e të cilin dokument nuk e ka nënshkruar ministri Thaçi, por zëvendësi i tij, Petrit Selimi.

Burime të gazetës “Zëri” po ashtu kanë bërë të ditur se kryediplomati i Kosovës, përveç që nuk po e shfrytëzon zyrën e tij në këtë ministri, ai gjithashtu nuk po nënshkruan asnjë dokument të MPJ-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.