Hidromorava

Selimi: Nëse do Qeveria mund ta kthejë Haradinajn që sot në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë përgjegjëse është edhe Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se po deshi Qeveria mund ta kthejë Haradinajn që sot në Kosovë, duke e kushtëzuar Serbinë në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

“Është shumë e padrejtë që Serbia të ketë mundësi që t’i ndalojë me anë të Interpolit qytetarët e një shteti tjetër siç është Kosova. Përveç Serbisë e bëjmë përgjegjës edhe Qeverinë për gjithë këtë gjendje të krijuar në disfavor të Kosovës, e cila ka mundur dhe sot mund ta kthejë Haradinaj në shtëpi, nëse do ta kushtëzonte Serbinë në tryezën e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë ai për “Ekonomiaonline”.

Mobi Casa

Selimi ka thënë se mbajtja e Haradinajt në Francë është e padrejtë dhe e paarsyeshme, duke thënë se padrejtësia ndaj UÇK-së po vazhdon të peshon mbi barrën e ish-kryeministrit.

“Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të padrejtë edhe mbajtjen e zotit Haradinaj atje nga ana e Francës, ashtu siç është e padrejtë edhe kërkesa për arrestim ndërkombëtar nga ana e Interpolit serb në këtë rast. Prandaj padrejtësia ndaj UÇK-së po peshon mbi barrën e z. Haradinaj siç kishte peshuar dikur edhe kur ka qenë në Hagë, siç kishte peshuar dhe vazhdon të peshojë në çdo akuzë të padrejtë që i bëhet luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë deputeti Selimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.