ARKATANA

Selimi: Nenad Djuric do të duhej të ndiqej penalisht

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Behar Semimi, ish shef i Policisë së Kosovës, e ka pasur “nën komandë” Nenad Djuricin. Për bindjen e tij, Djurici që tani është emërtuar drejtor policor i katër komunave të veriut, do të duhej të ndiqej penalisht.

Selimi i cili tani është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, ka thënë se gjatë gjithë kohës sa Djuric ka qenë në Policinë e Kosovës, u ka shërbyer vazhdimisht strukturave paralele serbe. Mirëpo, rrethanat politike sipas tij kanë imponuar që ai jo vetëm të mos ndiqet, por të kthehet në Policinë e Kosovës, shkruna koha ditore.

“Ai në kohën time u ka shërbyer me besnikëri strukturave ilegale në veri, prandaj edhe është emëruar. Emërimi i tij është politik, prandaj duhet vlerësuar në këtë kontekst. Ndryshe, në rrethanat normale, besojë që nuk do të emërohej nga MPB-ja”, ka thënë Selimi.

ARKATANA

Selimi ka shtuar se në rrethanat tjera, të shtetit që s’ka nevojë të negociojë asgjë të brendshme, me sovranitet të plotë, ai jo vetëm që nuk do të kthehej, por edhe do të ndiqej penalisht.

Megjithëkëtë, rrethanat e Kosovës sipas tij janë krejt ndryshe dhe vendimet si ky kapërcejnë standardet që kërkohen nga procedurat. Por edhe kërkesat ligjore, në emër të qëllimeve strategjike shtetërore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.