ARKATANA

Selimi: Marrëveshja më e dëmshme për shqiptarët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në Kosovë janë të bindur se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë do të gjejë zbatim në veri. Përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Kosovës vlerësojnë se institucionet e instaluara në veri do të binden nga vetë Beogradi rreth zbatimit të marrëveshjes, transmeton KTV.

Për Rexhep Selimin, marrëveshja është më e dëmshme për shqiptarët sesa për serbët. Sipas Selimit, zgjidhja për veriun do të duhej të bëhej nga Mitrovica, e jo nga Prishtina e Brukseli.

Eco Higjiena

Të premten do të bëhet e qartë gjithçka sa i përket mënyrës sesi Kosova, Serbia dhe Bashkimi Evropian planifikojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të arritur mes palëve./Indeksonline/