KKGJILAN

Selimi: Kosova s’duhet të bartë barrën nëse dikush ka bërë gjëra të fëlliqura pasluftës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se raporti i Willimasonit ka konstatuar se s’ka pasur trafikim të organeve por ka pasur krime pasluftës. “Nëse ka akuza të forta dhe akuza të pastra atëherë Kosova s’duhet të mbajë barrën nëse dikush ka bërë gjëra të flliqta pasluftës”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se s’do të ketë kurrfarë tronditjesh politike pas përfundimit të hetimeve që do të vazhdojnë nga raporti i Williamsonit.

_______________________ _ _ _ _ _ ___ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se sikurse në vitet e 90’a edhe tash po tentohet që kosovarët të cilësohen si njerëz që kanë përqafuar radikalizmin islamik.

Sipas tij, krejt kjo propagandë po vjen prej Serbisë dhe nga serbët.

KKGJILAN

“Republika e Kosovës është faqebardhë. Nuk është asgjë e re”, ka thënë Selimi, për Klan Kosova.

Ai ka thënë se prej përfundimit të luftës ka pasur tendenca të rrymave islamike.

“ISIS’i, Iraku apo trafikimi i organeve nuk janë të mira për Kosovën. Janë të dëmshme për Kosovën pavarësisht e vërteta”, ka thënë ai.

Zyrtari i PDK’së ka komentuar edhe raportin e Williamsonit, duke thënë se gjyqësia duhet t’i jap përgjigje pretendimeve për krime të pasluftës.

“Do të ketë të akuzuar. Por vetëm verdikti final krijon argumentin historik dhe të mbyll kapitullin e luftës”, ka thënë ai,