Fundamenti

Selimi: Jemi të linçuar, duam drejtësi e jo lëmoshë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hysri Selimi nga Bresalci thotë për rajonipress që nga koha e arrestimit të djalit të tij nga ana e policisë nën dyshimin se është marrë me ndonjë terrorizëm janë të linçuar dhe fjala e tyre nuk po dëgjohet nga askush. Ne kërkojmë vetëm drejtësi sepse djali im nuk ka lidhje me atë që është shkruar e që është thënë nga policia. Jam ankuar gjithkund dhe kudo që kam pasur mundësi shprehet Selimi.

Hysri Selimi ndihet i lodhur, i mërzitur dhe i dërmuar nga akuzat e pabaza që bëhen në adresë të djalit të tij Gencit se gjoja ai është marrë me terrorizëm. “Vërtet ndihem i terrorizuar, ndihemi të linçuar dhe të pafuqishëm që të shtyhemi me tërë këto akuza që nuk kanë asnjë argument” thotë Selimi.

Hysri Selimi nga Bresalci i Gjilanit thotë se e ka djalin e arrestuar si të dyshuar për terrorizëm. “Po e përjetojmë rëndë arrestimin e këtyre djemve, sjelljen e rëndë dhe të vrazhdë ndaj tyre”, raporton rajonipress.

Ai tha se këta djem janë shumë të rinj dhe tash e pesë muaj po mbahen në paraburgim. “Ata janë të pafajshëm dhe padrejtësisht po mbahen në burg, ka argumente të bollshme për pafajësi, sepse procesi është i montuar. Jemi të pafuqishëm sepse po bëhet një hajkë, kurdisje e po linçohemi nga akuzat e rënda”, tha Selimi.

FITORJA

Selimi tha për rajonipress se ka trokitur në çdo derë vendore e ndërkombëtare për t`ua sqaruar atyre se djali i tij nuk është i përfshirë në veprime të tilla. “I kam shkruar EULEX-it, zyrave ndërkombëtare në Prishtinë, Prokurorisë, Ombudspersonit dhe organeve tjera se djalin tim e kanë rrahur dhe maltretuar gjatë arrestimit, por edhe në burg, por përgjigja ishte se djali im është trajtuar ashtu si duhet dhe sipas rregullave”.

Selimi e ka të vështirë ta kuptojë faktin se Genc Selimi, me një moshë kaq të re të trajtohet me një kualifikim më të rëndë si terrorist.”Unë jam i sigurt se as aktakuzë nuk po munden me ngritën sepse nuk kanë dëshmi, nuk kanë asnjë provë apo gjurmë që e implikon djalin tim aty” shprehet Selimi.

Hysriut i mbushen sytë me lot teksa tregon për vuajtjet dhe peripecitë që ka përjetuar pas arrestimit të djalit.”Me muaj të tërë jemi vëzhguar e ruajtur nga policia speciale, gjoja se ne ishim të rrezikshëm. Ku është ajo drejtësi, ku është ai shtet ligjor e i barabartë që po thirremi të gjithë në emër të tij. Na jepni të drejtën që edhe ne të flasim e shprehemi kundër këtij procesi të montuar. Na leni rehat me familjet tona se nuk kemi lidhje me asnjë grup apo organizatë siç pretendohet. Dikush po përfiton në emër të këtyre arrestimeve” shpreh dilemat Selimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.