Uji Dea

Selimi godet sërish Ramush Haradinajn: Ai nuk ka aftësi ta kuptojë paaftësinë e Kurtit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I ftuar në emisionin Frontal në T7, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka folur për akuzat e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ndaj kreut të VV’së, Albin Kurti, kur e kishte quajtur të paaftë dhe mashtrues.

Selimi tha se Kurti mund të mos ketë paaftësi të aspektit pozitiv, siç tha ai, që të bëjë pazare si Haradinaj.

“Ndoshta Kurti ka paaftësi në aspektin pozitiv, të bëjë pazare sic ka bërë Haradinaj, kjo është përparësi e tij. Ndoshta Kurti nuk ka qenë i aftë sa Haradinaj për të bërë pazare për t’u futur në qeveri dhe për ta vazhduar pastaj me avazet e veta. Nuk e kultivojmë ne këtë aftësi dhe nuk do donim ta kultivonim”, tha Selimi.

Selimi tha se Haradinaj nuk është aq i aftë që ta kuptonte paaftësinë e Kurtit.

Eco Higjiena

“Që të mos flasim më shumë, është i pasaktë që e quan të paaftë dhe mashtrues, në të dyja rastet i pasaktë. Sepse s’ka mashtruar askënd, aq më tepër nuk është i paaftë Kurti që ta kuptonte këtë Haradinaj”, u shpreh Selimi.

Rexhep Selimi edhe më herët kishte akuzuar Ramush Haradinajn se kur ishte ftuar për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, nuk e ka mbrojtur UÇK’në.

“UÇK’ja nuk mbrohet duke heshtur”, pati thënë Selimi.

Ndërkaq Haradinaj kishte thënë se Selimi kishte “knu” në Hagë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.