Fundamenti

Selimi: Dosjet “Pronto” e deshmojnë se nuk ka shtet ligjor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti Rexhep Selimi, nga subjekti më i madh politik opozitar ‘Vetëvendosje’, tha se kjo formë e tanishme e funksionimit të drejtësisë në raport me politikën dhe anasjelltas, asnjëherë nuk do të mundë të jetë në funksion të ndërtimit dhe fuqizimit të shtetit ligjor.

“Këtë më së miri e dëshmon vazhdimi i serialeve të dosjes “Pronto”. Nuk mund të preken njerëzit e zhytur në krim dhe korrupsion, as ata të aferës ‘Pronto’, nga një drejtësi të cilën ata vetë e kanë kontrolluar dhe e kontrollojnë në vazhdimësi.

Pra, ata tani nuk mundë të gjykohen nga fryti i tyre, sepse tek e fundit ky sistem i tanishëm i drejtësisë është fryt ai atyre që edhe e kanë ndërtuar si sistem të mbrapsht edhe i kanë krijuar mekanizmat që të vazhdojnë ta kontrollojnë. Për të pasur një sistem në funksion të ndërtimit serioz të shtetit, duhet të ndodhë një ndryshim i madh, duhet të ndodhë përmbysja e atyre që e kanë kapur drejtësinë, në mënyrë që drejtësia të çlirohet”, është shprehur Selimi.

FIDANISHTJA

Ai shton tutje se kjo drejtësi është e okupuar dhe nuk është e lirë. “Në këtë mënyrë i bije që tash për tash nuk ka drejtësi në këtë vend”, u shpreh Selimi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.