United Hospital

Selimi deklarohet i pafajshëm, gjykatësi i thotë të jetë më i qartë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai tha se ka pasur kohë që ta lexojë e analizojë aktakuzën dhe se ndihet i pafajshëm, raporton Gazeta Express.

“Po i nderuar kryetar. Unë kam pasur kohë të mjaftueshme që ta shoh aktakuzën dhe më lejoni që sot këtu të deklaroj se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Selimi.

Gjykatësi i kërkoi fjali më të qartë, pasi fjala “ndihet” nuk është e duhura për ta deklaruar pafajësinë.

“Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej, por po e përsëris. Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, theksoi Selimi duke u ngritur në këmbë për t’i hedhur poshtë akuzat.

Mobi Casa

Paraprakisht, Selimi ka folur edhe për luftën e UÇK-së dhe përpjekjen për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Të enjten e javës që shkoi, me një avion ushtarak, shefi i GP të LVV-së, Rexhep Selimi, dhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, u nisën për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës kundër tyre.

Një ditë më herët, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua gjithashtu për në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Selimin, Thaçin, Veselin e Krasniqin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon katër ish-krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.