FIDANISHTJA

Selimi: Berati mirë që po kritikon

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Petrit Selimi, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, thotë se kolegu i tij i partisë, Berat Buzhala po bën mirë që po kritikon, aty ku ai e sheh të nevojshme se sa dikush që për katër vjet nuk e ka hapur gojën në Kuvendin e Kosovës.

“Miku im Berat Buzhala është deputet dhe e ka obligim politik ndaj votuesve të vet të jetë kritik aty ku e sheh si deputet se ka nevojë për përmirësime si: në shëndetësi, arsim, por edhe diplomaci. Më mirë bën ai që flet se shumëkush tjetër që nuk e hap gojën për katër vjet mandat në Kuvend”, ka thënë për “Epokën e re” Selimi.

Selimi ka thënë se PDK-ja është partia me potencialin më të madh evropian dhe me liderët më stabilë. “Pavarësisht ankesave që mund t’i kemi, ende mendoj se PDK-ja është partia më e madhe, me potencialin më të madh evropian dhe me liderët më stabilë dhe më progresivë në peizazhin politik të Kosovës. Z. Thaçi, por edhe ministri Hoxhaj e ministrja Çitaku dhe shumë të tjerë janë ekip i shkëlqyer që bartin projektin e lirisë, pavarësisë dhe hyrjes së Kosovës në BE”, është shprehur Selimi.

United Hospital

Selimi ka folur edhe për garën zgjedhore Prishtinë. “Po ashtu, mezi s’pres të fillojë edhe beteja politike për kryeqytet, ngase jam lindur dhe jam rritur në Prishtinë dhe besoj se 15 vjet pushtet i një partie i ka bërë shumë dëm në fund vendlindjes sime”, ka thënë Selimi.

I pyetur se sa është i kënaqur me pozitën e tij në PDK si anëtar i Këshillit Drejtues, edhe pse nuk është përzgjedhur në strukturat e Degës së PDK-së në Prishtinë. Selimi ka thënë se nuk është person që shtyhet me bërryla. “Kam marr besimin e anëtarësisë të hyj në Këshillin Drejtues të PDK-së, kam marr besimin e kryeministrit Thaçi të jem personi i dytë në një dikaster të rëndësishëm dhe absolutisht jam i fokusuar ta punoj punën për të cilën e marr rrogën nga tatimpaguesit. Kam qenë aktivist i shoqërisë civile dhe medias që nga mosha 15-vjeçare dhe nuk jam dikush që do të shtyhem me bërryla. Vetëm rezultatet e punës duhet të jenë bazë e evoluimit, por jam i kënaqur me eksperiencën, miqtë dhe përkrahjen në PDK. Kjo është një maratonë e jo një sprint dhe ndryshimet sistematike dhe reformat e mëdha janë më të ngadalshme”, ka thënë Selimi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.