UBT

Selim Muja një karrierë ia kushtoi futbollit e arsimit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-futbollisti, trajneri e pedagogu, Selim Muja, karrierës së tij brilante kudo që u paraqitë i dha fund me daljen e tij në pension në vitin 2018, duke lënë gjurmë të pashlyera si tek futbollistët poashtu tek nxënësit e tij e kolegët.

Selim Muja u lind në vitin 1953 në fshatin Hogosht të Kamenicës.
I dashuruar pas futbollit, Muja me sukses të lart përfundon Shkollën e Lartë të Kulturës Fizike, duke kontribuar një jetë të tërë për të mirën e futbollit e edukimin e shumë brezave të cilët i përcolli gjerë në pensionimin e tij.

Karrierën e futbollistit Muja e filloi në vendlindje duke djersitur fanellën e KF Kika si mesfushor, plot pesë vite që nga themelimi i këtij klubi në vitin 1974.
“Ishim të rinjë, kisha rreth 21 vjeç, kishim rini të shëndoshë në fshat, kishim talent në shumë sporte por u përqendruam në futboll dhe formuam KF Kika, me shumë shokë të cilët bartnim barrën e klubit, por edhe shumë intelektualë të fshatit dhanë kontribut të madh për formimin e klubit, ato janë momente tejet të bukura për çdo qytetarë të Hogoshtit dhe ishim krenarë që mbronim ngjyrat e klubit”, kujton Muja.

Selim Muja asnjëherë nuk u ndal për të mirën e sportit për të avancuar lojën e futbollit, ai merr licencën B të trajnerit duke u bërë trajner i KF Kika në vitin 1992 në kohërat kur pushteti serb kishte larguar nga fusha futbollistët shqiptarë – në atë vit KF Kika shpallet nën-kampion i Kosovës.

Aspiratat e trajnerit Selim Muja nuk ndaleshin në asnjë moment. Në vitin 1995 me themelimin e KF Gjilani’95, Selimi inkuadrohet në këtë skuadër duke qenë trajneri i parë në futbollin e Kosovës që punonte me kategori të reja, ndërsa në vitin 2000 si ndihmës-trajner në skuadrën e pare, arrinë të fiton Super Kupën e Kosovës.
“Ishin këto momente tejet të mira të karrierës sime, në një konkurrencë të jashtëzakonshme me Kikën u shpallëm nënkampion, ndërsa me KF Gjilanin’95 arritëm të marrim Superkupën e parë në futbollin e Kosovës. Ato ishin vite tejet të vështira por dashuria ndaj futbollit i mposhti të gjitha dhe jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtyre sukseseve”.

Selim Muja për 13 vite ishte trajner i grupmoshave të reja në shkollën e futbollit KF Gjilani, duke dhënë një kontribut të madh nga viti 2000-2013, poashtu nga viti 2013 deri në 2018 formoi Shkollën e pavarur “Shkëndija”, duke zbuluar shumë talent të futbollit.
“Është vështirë të punosh me kategori të reja, duhet t’ju mësosh ABC-në e futbollit, por jam shumë i nderuar që kam pasur rastin të kem shumë futbollist të cilët më vonë kanë bartur fanellat në klube të ndryshme të Kosovës, e klubeve Evropiane”.

Fundamenti

Pedagogu Selim Muja që nga viti 1977 merr ditarin në dorë dhe plot 41 vite dha më të mirën e tij tek nxënësit e tij në lëndën e Kulturës Fizike.

Karrierën e pedagogut e filloi në Kamenicë duke vazhduar në Dobërqan (Miresh), ndërsa në vitin 1990 i bashkëngjitet shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan.
“Të punosh me nxënës është kënaqësi shpirtërore, e falënderoj zotin që më ka dhënë mundësin që të punoj me nxënës, ata ishin dhe do të mbesin në zemrën time tërë jetën, personalisht i falënderohem çdo nxënësi e kolegëve për mbështetjen të cilën e kam pasur nga ata. Jam shumë i nderuar edhe sot kur takojë shumë nxënës e sportistë të cilët më përshëndesin e më respektojnë, kjo për mua është pasuria më e madhe në jetë”, shprehet i emocionuar Muja.

Pedagogu Muja arriti me shumë suksese të organizon aktivitete sportive me nxënësit si në gara komunale, shtetërore e ndërkombëtare.

Njëra ndër sukseset e shumta ishte pjesëmarrja në kampionatin botëror në futsall me skuadrën e shkollës fillore “Selami Hallaqi”, në vitin 2014 në qytetin e Italisë në Cagliari.

Fshati Hogosht, qyteti i Kamenicës e Gjilanit, KF Gjilani e shkolla fillore “Selami Hallaqi”, duhet të mburren që në mesin e tyre kanë pasur një njeri me tipare sportive edukative siç është Selim Muja, i cili sot jeton me familjen e tij, me nipër e mbesa, ndërsa djali i tij ish-futbollisti i mirënjohur e tani trajner Premton Muja me plot sukses e krenari po udhëton në rrugëtimin e prindit të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.