UBT

Selfie me shqiptarët e botërorit „Brazili 2014“

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

„Brazil we come!!! Brazil po vijmë!) Brasilien wir kommen!! XS“, ka shkruar në Facebook Xherdan Shaqiri, duke treguar entuziazmin për ngjarjen më të madhe botërore në futboll.

Këtë foto selfie me Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Admir Mehmedin dhe Josip Drmić e ka postuar në Facebook ylli shqiptar i futbollit para se të niset për në Brazil.

Zvicra përfaqësohet me 5 shqiptarë në garën botërore të futbollit që fillon më 12 qershor. Janë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi që do të nisin botërorin në ballafaqimin e parë me Ekuadorin më 15 qershor.

ARKATANA

Ndërsa Belgjika ka në mesin e saj një ndër yjet e futbollit të së ardhmes.

Të 5 këta futbollistë, duke përfshirë edhe Adnan Januzajn, që do të luajë për Belgjikën, do të jenë të vetmit shqiptarë të cilët do të defilojnë në stadiumet braziliane këtë verë.

Përderisa Zvicra në grupin e saj E do të ketë për kundërshtarë Francën, Ekuadorin dhe Hondurasin, Belgjika e Januzajt do të ballafaqohet në grupin H me Algjerinë, Rusinë dhe Korenë e Jugut./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.