FITORJA

Selektori U-14 Alban Beqiri: Urime Kosovë, Kosova mbi të gjitha me 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të karatesë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në Tivar të Malit të Zi nga 26-28 maj është mbajtur kampionati Ballkanik për fëmijë në të cilën karateistët e Kosovës kanë treguar përformancë tejet të mirë që na bën të ditur se në të ardhmen se karateistët Kosovarë do të kenë perspektivë të mirë.

Në këtë Kampionat muarën pjesë presidenti i FKK Avni Gashi, shefi i delegacionit Shkëlzen Berisha, Selektori U 14 Alban Beqiri trajnerët e Përfaqësueses Elona Kolgeci, Shkëlzen Balaj e Arnit Krasniqi të cilët u ndanë të kënaqur me rezultatet e arritura në një konkurrencë të jashtëzakonshme të fortë Kampione Ballkanike është shpallur me medale të artë, Emira Maqedonci 13 vjeç Kumite 44 kg, Nënkampion-e Amar Daku 11 vjeç Kumite 35 kg, Sara Mustafa 12 vjeq Kumite 50kg Me medale të bronzet u nderuan Idea Haziri 10 vjeç kata, Yll Malokaj 11 vjeç kumite 35 kg, Klea Hasanaj 11 vjeç kumite 36 kg, Erina Sherifi 12 vjeç kumite 45kg e Krenar ismajli 13 vjeq kumite 40 kg.

ARKATANA

Selektori i U-14 Alban Beqiri është ndarë i kënaqur me atë se çka treguan karateistët e vegjël në kampionat Ballkanik “Ishte një konkurrencë e madhe me shumë karateistë të talentuar, Kosova arriti ti fiton 9 medalje për të cilën jemi të kënaqur duke ditur konkurrencën, por me pak fat ky numër ka mundur të dyfishohet, ishte një përvojë e madhe për ne ndërsa i falënderojë nga zemra çdo karateistë për kontributin e dhënë duke treguar kulturë të lartë si në gara po ashtu edhe me sjelljet e tyre shembullore për dy ditë radhazi, një falënderim i veçantë shkon për presidentin Avni Gashi dhe gjithë stafit dhe trajnerëve të Kombëtares së Kosovës të cilët me punën e tyre këtë përformancë të karateistve e kanë bërë edhe më të lehtë me punën e tyre, ndërsa në fund mundë të ju them urime Kosovë, Kosova mbi të gjitha” ka thënë SelektoriU-14 Alban Beqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.