RCCOLA

Selektori Musli Zymberi: Krenar me boksierët e Dritës e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ushtruesi i Selektorit të Boksit të Kombëtares së Kosovës, Musli Zymberi, pas shpalljes së “Lauratëve 2023” në boks, ka theksuar se gjatë vitit 2023 boksierët e Dritës dhe ata të Kosovës kanë pasur paraqitje të mira në garat e organizuara gjatë vitit të lam pas.

“Padyshim mund të them se boksierët e Dritës gjatë vitit 2023 kanë pasur paraqitje të mira në arenën ndërkombëtare, siç është Donat Syla kampion Ballkanik për të rinjë dhe Endrit Jerliu kampion i Kosovës në grup moshat e tij, të cilët u nderuan edhe nga FBK. Poashtu, në mesin e Lauratëve më të mirë ishte edhe Diellza Halili e cila në të ardhmen pritet që të ketë paraqitje edhe më të mira”, thekson trajneri i KB Drita dhe ushtruesi i Selektorit të Kombëtares së Kosovës në Boks, Musli Zymberi.

Mobi Casa

Pas kësaj ceremonie, Zymberi dhe FBK nuk rrinë duarkryq, pasi që nesër për 10 ditë boksierët e Kosovës do të qëndrojnë në qytetin bregdetarë në Durrës, në përgatitjet bazike për turneun e madh të boksit “Pavarësia”.

“Do të qëndrojmë për 10 ditë në Durrës, ku do të jenë prezent 15 boksier dhe dy trajner. Kryesisht do të ushtrojmë përgatitje bazike, pasiqë shumë afër është turneu i madh i boksit “Pavarësia”. Urojë që të gjithë boksierët të jenë me shëndet të mirë dhe kjo shkuarje në Durrës do të thotë shumë pasiqë ne si Federatë shpresojmë që viti 2024 do të jetë vit i sukseseve të mëdha në boks, pasiqë kemi talenta në shumë klube kosovare”, thekson Zymberi./rajonipress/