Selektori i Belgjikës ia bënë me dije Adnan Januzajt
Marc Wilmots e ka paralajmëruar Adnan Januzajn se nuk do ta ftojë në përfaqësuesen e Belgjikës, përderisa nuk luan për ekipin e tij, Manchester United, raporton Zëri.
Përzgjedhësi i belgëve në ndeshjen e fundit eliminatore nuk e ka ftuar fare kosovarin, për shkak se ky i fundit nuk po gjen hapësirë për të luajtur në “Old Trafford”, ndërsa ka konkurrencë të fortë në përfaqësuesen belge.
Andaj, Wilmots i ka sugjeruar Januzajt të largohet nga gjiganti anglez dhe të kalojë në ndonjë ekip ku mund të luaj më tepër. “Januzaj kohëve të fundit nuk ka pasur aspak minutazh te skuadra e Manchester Unitedit. Ai duhet të gjejë një skuadër të re, ku mund të luajë më shumë”, citohet të ketë thënë Wilmots nga “Voetbal Nieuws”. Largimi i Januzajt nga klubi anglez po pritet të ndodh gjatë verës. /Zëri/


