Eko Higjiena

Seldi konfirmon “ndarjen” nga Sinani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Seldi Qalliu ka treguar se ai dhe Sinan Hoxha nuk do të paraqiten më në projekte të përbashkëta, duke qenë se kanë marrë fund bashkëpunimet e tyre.

“Në lidhje me Sinanin, do e konsideroja një rrugëtim me kthesa bashkëpunimin tonë në muzikë. Në mes dy kryqëzimeve tona secili mori drejtimin e tij në jetë, pasi nuk na u përputhën interesat”, ka thënë ai në një intervistë për Panorama Plus.

Seldi ka sqaruar se përfundimi i bashkëpunimit të tyre nuk ka qenë me të keq, porse secili ka vazhduar në rrugën e vet.

Uji Dea

“Jo, aspak keq. Thjesht i kemi pohuar njëri-tjetrit që këtu rrugët tona ndahen dhe jemi dakord për këtë. S’ka nevojë për sqarime të tjera, besoj”, ka shtuar këngëtari.

Seldi dhe Sinani kanë realizuar disa duete, si “Karajfil i vogël”, “Kukulla” e “Adrenalina” që ishte një hit i madh. /Telegrafi/