UBT

Selami Sadriu me akuza të rënda për Prokurorinë e Gjilanit

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Selami Sadriut i është vrarë djali në vitin 2012 dhe pothuajse kanë kaluar nëntë vite dhe ende s`ka asnjë përgjigje, as nga Prokuroria e as nga hetuesit. Nëntë vite kanë kaluar dhe asnjë seancë nuk është mbajtur, unë ende jetoj me frikë dhe pasiguri. Nuk dua të jetojë nën ankthin e përditshëm, askush kurrë nuk më ka ftuar as nga prokuroria e as nga Gjykata. Unë po dyshojë që Prokuroria vet po e fsheh krimin. Nëse nuk marrin masa prokuroria do e bëjë një gjest jo të mirë, thjeshtë do iki nga Kosova shprehet i mllefosur Selami Sadriu.

Të mbetesh pa djalë dhe të mos e dish kurrë vrasësin është vrasje e dyfishë dhe dhimbje e dyfishtë. Këtë situatë po e përjeton prindi Selami Sadriu nga Sllubica e Gjilanit i cili ka plotë 9 vite që pret lajmin nga institucionet e hetuesisë dhe drejtësia gjilanase për të ditur rreth të dyshuarit të vrasjes së djalit të tij.

Selamiu në një rrëfim për rajonipress tregon brengën e tij dhe shqetësimin që po e përjeton ai dhe familja e tij. “Kanë kaluar nëntë vite që ende s`ka asnjë përgjigje as nga Prokuroria e as nga Gjykata. Nëntë vite kanë kaluar dhe asnjë seancë nuk është mbajtur, unë ende jetoj me frikë dhe pasiguri. Nuk dua të jetojë nën ankthin e përditshëm, askush kurrë nuk më ka ftuar as nga prokuroria e as nga Gjykata. Unë po dyshojë që Prokuroria vet po e fsheh krimin. Nëse nuk marrin masa prokuroria do e bëjë një gjest jo të mirë, thjeshtë do iki nga Kosova shprehet i mllefosur”Selami Sadriu.

Sadriu madje akuzon Prokurorinë dhe Gjykatën se qëllimisht po e zvarritin rastin.
Selamiu nuk flet shumë, është i heshtur sepse thotë se ka heshtur e pritur plotë nëntë vite.

Selami Sadriu nga Sllubica e Gjilanit po vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e djalit të tij Shaban Sadriut. “Nuk mund të rri rahat e të mos kërkojë drejtësi për vrasësit e djalit tim. Ata janë kriminel, por që e kanë përkrahjen e njerëzve të shtetit, të atyre që duhet ta ndriçojnë rastin nuk e kisha besuar kurrë. Jam shumë i zhgënjyer me hetuesit tanë. Unë jam prind dhe normal që kam mërzi dhe jam i lodhur dhe i mllefosur” shton Selamiu.

Hidromorava

Sadriu ka dyshimet e veta dhe thotë se vrasja e djalit të tij ishte e porositur. “Nëntë vite pritje, dhe asnjë hetim zyrtar. Unë po dyshoj se qëllimisht lënda po zvarritet sepse krimi i organizuar i ka rrënjët në prokurori dhe polici. Unë jam viktimë dhe palë e dëmtuar dhe s`kam çfarë humbi tutje, dua vetëm drejtësi dhe dua që Arben Kadriu të merret seriozisht me këtë rast, para se të kërkojë ndihmë nga Prishtina” u shpreh Sadriu.

Sadriu tha se ka dyshuar që nga fillimi se vrasësi i djalit të tij është i fshatrave përreth tyre.

Ndryshe, Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare ishte plagosur nga persona të panjohur më 6 gushtë të viti 2012 derisa më 19 nëntor 2012 kishte vdekur në QKUK.

Selamiu edhe atëherë kishte ofruar disa dyshime fillestare për vrasjen e djalit, por askush nuk i ka hetuar ata. “Unë si prind nuk kam marrë asnjë raport zyrtarë dhe nuk kam parë se dikush po e heton rastin. Jam shumë i shqetësuar sepse pos që humba djalin, tani kemi edhe frikë, unë, shoqja dhe fëmijët. Kemi frikë sepse nuk po e dimë se nga na erdhi ajo tragjedi, edhe pse me askënd nuk jam në bela e as kërkujt nuk i kam pasur borxh” shprehet Selamiu./rajonipress/