FIDANISHTJA

Selami Kurteshi, mjeku shembullor me disiplinë, kulturë dhe profesionalizëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Selami Kurteshi, anesteziolog në Spitalin e Gjilanit, është një prej emrave më të respektuar të mjekësisë në rajon. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa pozita kyçe, kryetar i sindikatës së spitalit, shef i Mjekimit Intensiv dhe zëdhënës i institucionit. Në secilën prej këtyre roleve ai ka dëshmuar kulturë të lartë profesionale, disiplinë shembullore dhe një përgjegjësi të jashtëzakonshme në punë.

Kurteshi njihet si modeli i mjekut modern, i cili në qendër të çdo vendimi e veprimi vendos pacientin. Ai është i përkushtuar, i përmbajtur në fjalë, por i pakursyer në angazhim. Humanizmi i tij, qasja korrekte dhe gatishmëria për të ofruar ndihmë edhe jashtë orarit të punës e kanë bërë figurë tejet të respektuar në komunitetin shëndetësor.

“Çdo punë e bëjë me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Gjithmonë më intereson gjendja e pacientit, dhe ka raste kur dal orar e pa orar vetëm për t’i përcjellë nga afër,” thotë Kurteshi, duke theksuar se ndjehet i nderuar që për vite me radhë ka qenë në shërbim të pacientëve dhe familjeve të tyre.

Hidromorava

Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Klinikën e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe ka ndjekur trajnime profesionale në fusha të ndryshme të mjekimit intensiv. Për një periudhë ka punuar edhe në spitalin gjerman Südharz Klinikum Nordhausen, ku ka përfituar përvojë të çmuar profesionale.

Sot, Selami Kurteshi mbetet një prej shtyllave të shërbimit shëndetësor në Gjilan, mjek i përkushtuar, profesionist i urtë dhe shembull frymëzimi për çdo kuadër mjekësor që synon cilësi, etikë dhe përkushtim në shërbim të pacientit./rajonipress/