UBT

Selami Bajrami: Malësia po shkatërrohet nga pushtetarët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selami Bajrami nga Suharna thotë se po na bëhen shumë padrejtësi nga pushteti lokal i Bujanocit, të cilët po punësojnë njerëz që ndodhen në Gjilan.

Bajrami thotë se edhe pse kishte shumë pak vende pune në Malësinë e Bujanocit, edhe ato pak vende fatkeqësisht po na merren nga pushteti lokal i Bujanocit dhe po u jepen militantëve të tyre të cilët jetojnë në Gjilan e vende të tjera të Kosovës.

Sipas tij ofiqari i zyrës së vendit në Muhoc jeton në Gjilan a punon në Muhoc, shërbëtori i po kësaj zyre jeton në Gjilan punon në Muhoc përderisa zyrën e vendit të Zarbices e kanë djeg tërësisht mirëpo prapë se prapë në kuadër të kësaj zyre punojnë dy persona merren pagat mujore dhe po të njëjtit jetojnë në Gjilan.

Eco Higjiena

“Parashtrohet pyetja a thua a nuk kemi na në Malësi kësi kuadrosh të cilët edhe jetojnë nëpër këto fshatra edhe veprojnë në Malësi. Kemi rastin e fundit kur pushteti aktual në Bujanoc emëroj drejtor të shkollës fillore “Migjeni” në Muhoc një person i cili vjen nga Gjilani i cili edhe ishte arsimtar në shkollën fillore në fshatin Ramnabuq e që mjerisht ajo shkollë ka ma shumë se 3 vite që është e mbyllur mjerisht përjetësisht, çka nënkupton se po të ishte ky njeri i mirë sot do ta kishim edhe atë paralele të hapur, që kjo i bije se pushteti është ka i bjen njerëzit e pasuksesshëm vetëm e vetëm t`i mbyll edhe këto pak shkolla të hapura që po e mbajnë gjallë Malësinë dhe te shkolluarit SGQIP, te pushtetarët e ton është se s`ka dert ku jeton me rendësi me u kanë përkrahës i tyre nuk ka dert a din të punosh, bile edhe ma mirë mos me ditën” tha Bajrami.

Bajrami shton se nuk ka dert a ke bukë për të ngrenë ajo, a ki të drejt ajo, me rëndësi është që Malësinë e kanë shkatërruar shumë sisteme të mëhershme e mjerisht edhe qe 15 vite që gjoja shqiptarët e kanë marr komunën e Bujanocit, Malësia po shkatërrohet, e tëra kjo i bije se edhe këto pushtetarë po na dalin hiq ma shumë as ma pak sesa vetëm pasardhësit e sistemeve të kaluara kriminale tha Bajrami./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.