KKVITI

Selami Azemi futbollisti që bën dallimin në grupmoshat U-15

/ 3 minuta lexim

Katërmbëdhjetë vjeqari futbollisti i Dritës U-15, Selami Azemi, në Ligën e Pioniereve të futbollit është i pa konkurencë duke bërë dallim të jashtëzakonshëm tek grupmoshat e tij.

Djaloshi shtatgjatë, korpulent me shpejtësinë që ka driblingjet e nuhatjen që ka për gol dhe pasimet e tija ka bërë që në ligën e Pionerve të jetë futbollisti më i mirë dhe atë pa konkurrencë, në të gjitha këto elemente të futbollit Azemi është dukshëm para moshatarëve të tij.

Në ligën e Pionerve nga 9 ndeshje të zhvilluara talenti i madh i futbollit, Selami Azemi, ka shënuar 7 gola dhe ka 15 asiste edhe pse ka mundur të shënon shumë më shumë gola, Azemi ju ka shërbyer bashkëlojtareve të tij që edhe ata të jenë golashënues duke mos u treguar egoist para portave kundërshtare.

Azemi i cili luan me dy këmbët mjaft mirë në pozitën mesfushor ofanzivë, është bërë “vrastar” për skuadrat kundërshtare, ku në të shumtën e rasteve brenda fushës dhuron spektakël shikuesve të pranishëm.

Sukseset e Dritës U-19 lidhen ngushtë me përformancën e Azemit, nga 9 ndeshje të zhvilluara FC Drita është lidere pa asnjë humbje me 27 pikë me gol diferencë me 55 gola të shënuar me vetëm 2 gola të pranuar.
“Jam i lumtur që me bashkëlojtarët e mijë kemi arritur këto rezultate rekord, mundem të them që po japim gjithçka nga vetja dhe rezultatet nuk po mungojnë por edhe meritë të veçantë ka trajneri Mentor Sijarina i cili me këshillat të cilat po na jep po arrijmë të krijojmë një vetëbesim edhe më të madh”, ka bërë të ditur talenti Selami Azemi.

Mobi Casa

Mesfushori ofanziv i Dritës, Azemi ka bërë të ditur se skuadra e tij në fund të kampionatit do të shpallet kampione.
“Në pranverë do të jemi edhe më të fortë ndërsa unë personalisht pres që në pranverë të tregojë edhe njëherë
potencialin që kam dhe presë që me Kombëtaren e Kosovës U15 të arrijmë rezultate të mëdha për të kontribuar
për ngjyrat e shtetit të Kosovës”.

Trajneri i FC Dritës U15, Mentor Sijarina, ka fjalë të mëdha për skuadrën e tij e në veçanti për talentin Selami Azemin.
“Nga 9 ndeshje kemi arritur 9 fitore me një gol diferencë tejet të madhe, djelmoshat kanë treguar angazhim të madh për këto rezultate, ndërsa Selamia është një futbollist i jashtëzakonshëm, kemi fat që e kemi në radhët tona, me punë e angazhim Selamiu do të arrin shumë në karrierën e tij futbollistike”.

Selami Azemi është një “xhevahir” i futbollit, jo vetëm i FC Dritës por edhe i futbollit të Kosovës.

Për këtë futbollist shumë shpejtë do të kemi rastin të bindemi se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm të futbollit, që futbollit të Kosovës tani e një kohë të gjatë i ka munguar./rajonipress/