FIDANISHTJA

Sela: Të krijohet blloku shqiptar në Maqedoni

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

“Terrori” policor dhe “montimi” i proceseve politike sikurse ai i Kumanovës mund të përsëriten në qytetet e tjera të Maqedonisë, nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë Gruevski, ka thënë kryetari i Strugës, njëherësh kryetar i Lëvizjes për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Ai ka kërkuar formimin e bllokut politik shqiptar dhe negocimin e një marrëveshjeje të re në Bruksel me palën maqedonase, pasi, siç ka thënë Sela, Marrëveshja e Ohrit është e dështuar.

Sipas tij, shqiptarët kanë fuqinë që nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, ta bojkotojnë sistemin në Maqedoni dhe të protestojnë në rrugë.

FIDANISHTJA

Sela, po ashtu, ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

Sipas tij, Prishtina dhe Tirana deri tani kanë shërbyer si vend ku udhëheqësit maqedonas kanë larë mëkatet e tyre, pas padrejtësive dhe dhunës që kanë ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

http://koha.net/?id=27&l=58500

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.