ARKATANA

Sekuestrohen 2 ton drogë, 36 në pranga

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shkatërrohet banda shqiptaro –italiane e cila po transportonte drejt Evropës rreth 2 mijë kilogramë drogë. Policia italiane arrestoi 36 persona prej tyre 16 shqiptarë.

Policia italiane ka sekuestruar rreth 2 ton lëndë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga 36 persona, prej 16 shqiptarë. Sipas njoftimeve, Policia ka konfiskuar 15 kilogramë drogë të llojit kokainë, ndërsa pjesa tjetër 1988 kilogram ishin marijuana dhe një sasi e llojit Ekstazi.

Siç raporton BW, janë arrestuar shtetasit: Edmond Marku, Gerti Marku, Ditmir Vucaj, Aleks Mejdani, Leonard Samkaj, Tafil dhe Daniel Popa, Arben Demaj, Shyqyri Demaj, Vullnet Rexha, Artur Braha, Sokol Ndoci, Martin Lulaj, Alfred Dekaj, Emilion Veka dhe Gentian Isufaj.

“Bëhet e ditur se Ditmir Vucaj, Edmond e Gerti Marku, këta dy të fundit vëllezër, ishin dhe drejtuesit e bandës”, thuhet në raport.

Eco Higjiena

Sipas mediave, mësohet se vlera e drogës së pakur shkonte në mbi 2 milion euro.

Organizata kriminale e cila drejtohej nga një shqiptar, kishte pikat e saj në Holandë, Belgjikë dhe Shqipëri. Bëhet e ditur se kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuana nga Shqipëria.

“Droga e ngarkuar në një kamion mbërriti në Itali, por fal operacionit të ndërmarrë nga policia e Milanos dhe Firences është bërë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërsa me urdhër Gjykate janë bllokuar 9 automjete dhe 13 llogari bankare të personave që rezultojnë të implikuar në trafik”, thuhet në raport.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.