United Hospital

Sektori privat më i godituri si pasojë e pandemisë Covid 19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike, Ruzhdi Kurtishaj, ka theksuar se sektori privat është më i godituri si pasojë e pandemisë Covid 19.

“Pandemia përveç që i merr jetën njerëzve, ka prekur edhe ekonominë e Kosovës. Diku afër 80 përqind e punëtorëve të sektorit privat janë jashtë vendeve të punës. Kjo është një situatë më dramatike. Pothuajse jemi në gjendje të jashtëzakonshme duke u bazuar nga masat që janë marrë, të cilat e pamundësojnë komplet jetën ekonomike. Mbi 80 % e të punësuarve në sektorin privat janë në shtëpitë e tyre”, tha ai.

FIDANISHTJA

Kurtishaj në Sytë 7 në Klan Kosova ka theksuar se Pakoja Emergjente e Qeverisë nuk është e mjaftueshme për mbështetje të sektorit privat.

“Çdo nismë apo iniciativë që vjen si nga Qeveria apo institucionet për mbështetje të sektorit privat është e mirëpritur. Oda Ekonomike e mbështet këtë iniciativë që do të ishte garanci për zhvillimin ekonomik. Unë kam dërguar qëndrimin zyrtar të Odës, ku theksohet se kjo Pako Fiskale Emergjente e Qeverisë është e papranueshme për sektorin privat dhe si e tillë nuk përmbush nevojat”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.