Hidromorava

Sektori privat i atakuar më shumë nga ikja e të rinjve, njohësit e fushës thonë se pasojat do të ndien më vonë

/ 5 minuta lexim

Mungesa e kushteve të favorshme të punës dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre, janë arsyet kryesore që të rinjtë po largohen nga vendi gjatë viteve, konsideron njohësi i çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesi i sindikatës së sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, migrimi po shkakton humbje të mëdha në ekonominë vendëse, teksa thonë se humbjet mund të ndien më vonë. Njohësi i çështjeve ekonomike, Ujkan Bajra, ka thënë për Ekonomia Online, se numri i ikjes së të rinjve jashtë shtetit është i madh.

Ai thotë se me këtë dukuri, bizneset në vend do të pësojnë më së shumti.“Ajo që është shqetësuese është ikja sidomos e të rinjve ose e fuqisë punëtore që mund të jenë të aftë për pune edhe këtu. Ka edhe studime empirike që realisht e kanë matë se sa ndikon në zhvillimin ose në rritjen ekonomike apo në uljen ekonomike largimi i të rinjve. Raportin mes hyrjeve në këtë rast edhe i migrimit edhe emigrimit të fuqisë punëtore në Kosovë është neto”, ka thënë ai.

Duke bërë një përllogaritje me ikjen e të rinjve, thotë se nga 1 mijë persona që e kanë lëshuar vendin, i kanë shkaktuar humbje ekonomisë së Kosovës afër 1 për qind.“Migrimi është negativ. Pra, më shumë dalin se sa hyjnë dhe është e matur që për çdo 1 mijë persona që e lëshojnë vendin i shkaktojnë një humbje ekonomisë së vendit me 0.10%. Kjo nuk është ndoshta e madhe në përqindje por është jashtëzakonisht e madhe në kuptimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për vendin. I referohemi Kosovës në rastin e dobësimit ose në rastin e largimit të rinjve në këtë rast pëson edhe ekonomia e vendit, po pësojnë edhe bizneset që realisht veç kanë fillu me i ndi këto pasoja edhe shto kësaj që kapitali human është njëri ndër faktorët kryesor që kontribon në zhvillimin ekonomik të çdo vendi në mungesë të këtij kapitali atëherë edhe ekonomia e Kosovës është më e dobët”, tha Bajra.

Eco Higjiena

Bajra ka numëruar edhe arsyet që shpien deri te emigrimi i të rinjve. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike, pamundësia e gjetjes së një vendi pune e pasiguria për të ardhmen e tyre, janë shkaktarët kryesor që të rinjtë po largohen.“Po shiko askush nuk e lëshon ose nuk ik prej vendit pa pas një arsye të fortë mirëpo përpos faktorëve ekonomik, pra gjendjes ekonomike si element tjetër që lidhet me të rinjtë kryesisht është edhe pamundësia e gjetjes së një vendi pune, janë çështjet e trajtimit e të rinjve në vendin e punës me një fjalë do të thotë ajo ndjesia që është krijuar për një pasiguri për të ardhmen e tyre këto munden me ndiku do të thotë në krijimin e një opinioni tek të rinjtë se ky vend është bë i pajetueshëm në mungesë të një perspektive dhe vetëm emigrimi ose largimi nga vendi mund të jetë rruga ose qëllimi për të cilin ata munden me synuar karshi ndërtimit të jetës së tyre ose arritjes së qëllimeve të tyre në jetë.

E kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, shpreh shqetësimin e tij për largim masiv i të rinjve nga Kosova.

Thotë, se 80 për qind e punëtorëve nga ky sektor, synojnë largimin nga Kosova.Ai ka pas kritika edhe në adresë të institucioneve për mosreagim për këtë çështje.

“Sa i përket çështjes së pagës dhe ikjes po ju them me bindje të plotë që ndoshta mund të thonë që po ndjell defetizëm por mbi 80 për qind e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës orientimin e kanë që të ikin jashtë, pasi që pas gjithë kësaj periudhe nuk është bërë as minimumi për përkujdesjen ose rregullimin e gjendjes së këtyre punëtorëve dhe decitivisht me secilin punëtor që bisedon por edhe me të rinjtë, qëllimi i tyre është vetëm deri sa të finalizohet kompletimi i dokumentacionit përndryshe nuk shohim perspektivë”.“Dhe këta njerëz merreni me mend duhet me kriju një familje, do ta kenë një fëmijë për të cilën me ketë pagë që marrin nuk mund ta mbajnë vetveten e lëre më të krijojnë kushte për vete e për pasardhësit e tyre. Është aq shqetësuese saqë mua më shumë po më shqetëson edhe mos marrja në mënyrë serioze me këtë çështje, shqetësimi më i madh është që po e shohim që është një çështje jashtëzakonisht shumë madhore dhe ne nuk po merremi me këtë çështje”, tha Azemi për EO.