Fundamenti

Sektori i sportit me sportist pastrojnë ambientet e palestrës

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Për herë të parë pas luftës, stafi i sportit të Gjilanit me disa sportist të Gjilanit për nder të ditës së tokës kanë pastruar oborrin e palestrës Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Dashurinë ndaj sportit mund të kontribuohet në mënyra të ndryshme por duhet angazhim dhe koordinim për të pasur sukses të gjithëmbarshëm, një gjë të tillë edhe njëherë po e vërteton Koordinatori i sportit në komunën e Gjilanit Malazog Hoxha i cili me punën të cilën po e bënë po jep shpresë se sportistët e Gjilanit do të kenë kushte dhe një ardhmëri më të mirë.

Mbi 70-të persona në mënyrë vullnetare me pastrimin e tyre në oborrin e Palestrës në Gjilan ka bërë që ky oborr të merë pamje krejtësisht tjetër duke eliminuar mbeturina të grumbulluara tani e 17-të vite.

“Është një kënaqësi dhe nderë të kontribuosh për sportistët ata janë ardhmëria jonë të gjithë këta njerëz sot kanë punuar në mënyrë vullnetare, motoja e këtij aksioni është “Për frymëmarrje më të lehtë të sportistëve” ne edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojmë këtë aksion, do të jetë edhe numri më i madhë i sportistëve po krijojmë kushte që sportistët tanë të krenohen me Palestrën e tyre dhe për këtë jam i sigurt se do t`ia arrijmë qëllimin”, shprehet Malazog Hoxha.

Mobi Casa

Njeriu i parë i sportit në Gjilan Malazog Hoxha ka bërë thirrje të gjithë sportistëve që të dielën duke filluar nga ora 10 të gjithë sportistët dhe njerëzit e vullnetit të mirë t`i bashkohen aksionit të sportistëve “Për frymëmarrje më të lehtë të sportistëve”.

“Të dielën do të jetë vërtet festë së bashku me sportistët e qytetit do të vazhdojmë të pastrojmë ambientet e Palestrës, kjo është shtëpia e tyre e dytë së bashku do t`ia arrijmë qëllimin”, shprehet Hoxha.

Në mesin e shumë vullnetarëve ishte edhe kryetari i KB Drita Fazli Fazliu i cili ishte mjaft i lumtur për pjesëmarrjen e tij në këtë aksion.”Nuk ka më mirë se të kontribuosh së pari për sportistët e vendit tënd, për komunën e për shtetin tënd, vetëm në këtë mënyrë së bashku mund t’ia arrijmë qëllimet tona drejt Bashkimit Evropian, por edhe sportistët tanë do të kenë edhe rezultate kulminante kur ju krijon kushte”.

Iniciativa të tilla ju bëjnë mirë përpos sportistëve të cilët i zhvillojnë garat në këtë Palestër ju bënë mirë edhe qytetarëve të Gjilanit pasi edhe ata janë pjesë e këtyre sportistëve./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.