GRANDEMALL

Seksi e lë pa Olimpiadë!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Basketbollistja braziliane, Iziane Castro Marques ia ka parë sherrin seksit. Ajo e kishte ftuar të fejuarin në dhomë për disa net rresht, në përgatitjet e përfaqësueses braziliane, duke i thyer kështu rregullat. Si pasojë e kësaj, ylli i basketbollit brazilian ka mbetur jashtë Olimpiadës.

Seksi bën mirë para një gare olimpike. Madje, këtë e thonë edhe vetë sportistët, që vendosen në Fshatin Olimpik gjatë kohës sa mbahet Olimpiada. Por, ka prej tyre që do ta paguajë shtrenjtë, edhe para fillimit të ceremonisë hapëse.

Basketbollistja Iziane Castro Marques është përjashtuar nga skuadra e femrave të Brazilit, pasi ishte zbuluar se i fejuari i saj i ka hyrë në shtrat. Dhe, lamtumirë ‘Londra 2012’. Ylli i ‘Seleçaos’ është përjashtuar të premten nga Federata braziliane e basketbollit dhe Komiteti Olimpik i këtij vendi, të cilët nuk e kanë shpjeguar arsyen reale të vendimit.

Dyshimet ishin të shumta, duke e pasur parasysh se Marques kishte realizuar 21 pikë në humbjen 99-67 nga SHBA-ja të hënën në miqësore. Për të sqaruar gjithçka është përkujdesur vetë basketbollistja, e cila ka mbajtur një konferencë për shtyp në Lille të Francës, ku skuadra ishte në përgatitje.

GRANDEMALL

“E kam thyer njërën prej rregullave që vlen për tërë skuadrën. Për disa net e kam marrë të fejuarin në dhomën time në përgatitje, ku kemi fjetur së bashku. E di se sanksioni që më është dhënë për këtë e dëmton jo vetëm punën time, por edhe atë se çka ka bërë e tërë skuadra deri tash. E di se, edhe për të kaluarën time, jo të gjithë kishin besim tek unë. Duke u sjellë në këtë mënyrë, u kam dhënë arsye këtyre personave”, deklaroi basketbollistja braziliane me lot në sy.

Ndërkohë, shtypi brazilian ka lëshuar akuza të ashpra ndaj basketbollistes së njohur, pas vendimit për përjashtimin e saj nga skuadra. Ajo është krahasuar me futbollistët problematikë si Mario Balotelli dhe Romario.

“Iziane është e padisiplinuar dhe individualiste si Balotelli e Romario, duke i pasur parasysh edhe disa raste të së kaluarës. Por, së fundmi ishte betuar se do ta ndryshonte qëndrimin. Dhe, së paku deri tash, nuk ka shkuar kështu”, kanë shkruar mediat e vendit jugamerikan.

Problemi më i madh për Brazilin është se, për faktin se Iziane nuk është e lënduar, nuk mund të merret një zëvendësim për të. Të verdhët do të paraqiten në Londër me 11 lojtare, e jo me 12, sa kanë të drejt t’i kenë në skuadër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.