Uji Dea

‘Sekserët e Kurtit’ kontaktuan deputetët e PDK-së për ta votuar qeverinë, Krasniqi: Isha i bindur se dështon

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Rubikon ka folur për tendencat nga ‘sekserët e Kurtit’ ndaj deputetëve të kësaj partie, për t’ia votuar qeverinë më 26 tetor.

Krasniqi tha se kanë qenë kryesisht biznese që sipas tij janë pasuruar me tenderë multimilionësh në qeverisjen e Albin Kurtit, por që nuk ia kanë arritur, transmeton Klankosova.tv

FIDANISHTJA

I bindur se kreu i VV-së dështon, lideri i PDK-së tha se nuk ka pasur asnjë dyshim për deputetët e vet.

“Ka pasur tendenca, ka pasur sekserë, biznese kryesisht të suksesshme, që i ka nisur në adresa të deputetëve të caktuar, në dy tre raste. Qoftë në vija personale ose të bizneseve, që janë pasuruar me tenderë multimilionësh gjatë qeverisjes së zotit Kurti. Kam qenë i bindur se dështon. S’kam pasur ndonjë dyshim a hamendësim që kushdo prej deputetëve të PDK-së, mund të votonte jashtë vijës partiake. Nuk doli fatmirësisht një ‘Adelia Grainca tjetër’.” – tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.