UBT

Sekretet e ushtrimeve të efektshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këto janë disa gjëra që duhet t`i dini në mënyrë që të maksimizoni efektin e ushtrimeve.

– Nuk ka rezultate pa një periudhë të gjatë të ushtrimeve: Shumica e njerëzve ushtrojnë duke menduar se në një kohë të shkurtër do të arrijnë rezultate. Por, ky aspekt duhet të shihet në mënyra të ndryshme:

– Qëllimi nuk është që të humbni 20 kg për 3 muaj. Qëllimi është për të ruajtur shëndetin.

– Qëllimi nuk duhet të jetë që të forcoheni mjaftueshëm për të ngritur 100 kg. Qëllimi është që të mos humbisni stërvitjet.

– Qëllimi nuk është që të sakrifikoni çdo gjë për të tejkaluar rekordin tuaj në garën në njëqind metra. Qëllimi është që vitin e ardhshëm të bëheni më të shpejtë sesa që jeni sot.

KKVITI

Mos i kushtoni vëmendje rezultateve afatshkurtra. Nëse praktikoni në afat të gjatë, rezultati me siguri nuk do të mungojë, transmeton gazeta Zëri.

– Bëni orarin e ushtrimeve: Shumica e njerëzve nuk ushtrojnë rregullisht, sepse nuk janë të sigurt se në çfarë kohë do të bëjnë ushtrimin e radhës. Ndoshta pyesni veten nëse do të keni forcë për të praktikuar kur të ktheheni nga puna, nëse do të keni kohë të mjaftueshme dhe mendime të ngjashme. Me fjalë të tjera, shumica e njerëzve praktikojnë vetëm kur janë të motivuar dhe të frymëzuar nga ndonjë gjë. Mirë do të ishte për të ndaluar të bëni ushtrimet vetëm kur t’ju teket, por të krijoni një plan dhe t’i përmbaheni atij. Veproni sipas orarit dhe jo sipas motivimit.

– Përqendrohuni në ushtrimet më të mira: Shumica e njerëzve kalojnë kohë në palestër pa ndonjë qëllim të veçantë, duke ushtruar nga pak në të gjitha veglat përkatëse. Ka një rregull të thjeshtë në lidhje me ushtrimet; sa më shumë të lëvizni gjatë ushtrimeve të caktuara, më shumë do të arrini.

– Për çdo javë duhet të përparoni nga pak: Shumica e njerëzve shkojnë në palestër dhe ngrenë të njëjtën peshë dhe të gjitha ushtrimet i përsërisin me numrin fillestar. Ju do të shihni njerëz duke qëndruar në trakë për vrapim, duke vrapuar 2 km si gjithmonë dhe nuk humbin peshë. Ashtu si përshtatemi me kushtet e reja të mjedisit (për shembull, duke punuar në një zonë të zhurmshme në fillim na pengon zhurma, por më pas mësohemi me zhurmën), kështu edhe trupi jonë mësohet me ushtrimet që ne i bëjmë. Pra, në qoftë se dëshironi rezultate për çdo javë, rritni numrin e përsëritjeve ose gjatësinë dhe shpejtësinë e vrapimit. Pastaj, rezultatet do të jenë evidente.