Uji Dea

Sekretet e pozitës për presidentin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partnerët e koalicionit qeverisës nuk po guxojnë ta zbulojnë datën e zgjedhjes së presidentit nga frika e kundërshtimeve të ashpra që pritet të vijnë nga opozita. Ata nuk e mohojnë se zgjedhja e Thaçit në krye të shtetit mund të ndodhë këtë të mërkurë, tri ditë para protestës së paralajmëruar

Partnerët e koalicionit qeverisës po i bëjnë përgatitjet e fundit që Hashim Thaçi të zgjidhet këtë javë president. Jozyrtarisht përmendet dita e mërkurë (24 shkurti), dita kur Thaçi do të votohet në krye të shtetit, disa ditë para se partitë opozitare ta mbajnë protestën e paralajmëruar.

Madje partnerët e koalicionit thonë se zgjedhja e Thaçit president pritet të ndodhë gjatë një seance solemne të Kuvendit të Kosovës, të cilën seancë partitë opozitare janë të vendosura që të mos e lejojnë që të zhvillohet.

ARKATANA

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë për “Zërin” se ende nuk e di datën se kur do të votohet Thaçi për president të vendit, por nuk e ka mohuar se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Mendoj se kur do të jetë dita, më shumë i takon Kryesisë së Kuvendit e cila mund të vendosë në përputhje me procedurat në fuqi se kur ta thërrasë seancën. Por në anën e partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, dhe komuniteteve ekziston një qartësi e plotë që presidenti mund të zgjidhet brenda një kohe të shkurtë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.