Hidromorava

Sekretet e Ismail Qemalit

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Jeta e panjohur e Ismail Qemalit” është dokumentari i gazetarit Roland Qafoku,i cili është promovuar mbrëmë në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë.
Për herë të parë në këtë dokumentar jepet një profil i plotë për familjen e krijuesit të shtetit shqiptar.

Në këtë investigim të gazetarit Qafoku merr zgjidhje edhe dilema e lindjes së Ismail Qemalit, datë e cila përkon çuditërisht me atë të diktatorit Hoxha.

Mesa duket diktatori nuk ka dashur ta ndajë as me krijuesin e shtetit shqiptar datën e lindjes dhe për 50 vite të regjimit komunist , në të gjitha tekstet e historisë shkruhej se Ismail Qemali lindi në vitin 1846, pa përmendur ditën dhe muajin.

Por historiani turk me origjinë shqiptare, Nexhip Alpan, në librin e tij “Shqiptarët në Perandorinë Osmane” duke iu referuar arkivave të Perandorisë, shkruan se Ismail Qemali ka lindur më 16.10.1846, pra në tetorin e famshëm, ku për gjysmë shekulli është festuar me madhështi ditëlindja e Enverit.

Ndërkohë që në kohën e mbretërimit të Zogut, edhe më pas gjatë komunizmit, u shmang nga gjeneralitetet mbiemri Vlora. Ai u quajt thjesht Ismail Qemali, sepse pas vitit 1944 historiografët komunistë zyrtarizuan zëvendësimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, që Ismaili e përdorte prej kohës si hierarki e Perandorisë Osmane. Në asnjë rast nuk përmendet Ismail bej Vlora, por vetëm Ismail Qemali, dhe në disa raste edhe I.Qemali. Komunizmit duket se nuk i ka shkuar për shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora.

Ismail bej Vlora është lindur pikërisht në të njëjtin vend ku pas 70 vjetësh do të shpallte Pavarësinë. Deri më 1930, aty ngriheshin sarajet e Vlorajve me një sipërfaqe 40 mijë metra katrorë, të cilat u prishën.

FITORJA

Janë tri versione që shpjegojnë prishjen e sarajeve: i pari është ai i një tërmeti që ndodhi në Vlorë dhe i shkatërroi plotësisht sarajet. E dyta për një studiues nga Vlora, Ago Agajn, autori dhe urdhëruesi i prishjes së sarajeve të Vlorajve është kryetari i Bashkisë së Vlorës, Qazim Kokoshi. Varianti i tretë vjen nga Hëna Këlcyra, vajzë e tezes së Eqerem bej Vlorës, e cila pohon se Eqerem bej Vlora i prishi vetë sarajet.

Hëna Këlcyra shprehet se tezja i ka treguar se prishja e sarajeve solli mallkimin e familjes Vlora. Pavarësisht rrethanave si u shkatërruan sarajet e Vlorajve, shkatërrimi i tyre solli mallkimin për gjithçka që kishte lidhje me pasardhësit e Ismail Qemalit dhe gjithkënd që kishte lidhje me mbiemrin Vlora. Dhe në fakt, përveç lavdisë së ngritjes së flamurit nga Ismail beu, në gjithçka tjetër këtë familje e ndoqi mallkimi.

Ka qenë vetëm 12 vjeç kur Ismail Qemal bej Vlora është regjistruar në gjimnazin “Zosimea”, ku të gjithë nxënësit ishin ortodoks dhe ai ishte i vetmi mysliman. Ky fakt thuhet se shkaktonte mjaft të qeshura kur një herë në muaj prifti shkonte e bekonte godinën dhe nxënësit dhe se si Ismaili sprapsej kur prifti i tundte kryqin përpara fytyrës.
Miqësia e babait të tij me ministrin e punëve të Jashtme të Perandorisë bënë që në moshën 16 vjeçare ai të shkonte në kryeqytetin e Perandorisë. Ai nisi punën në Ministrinë e Jashtme dhe njëkohësisht nisi studimet për jurist në Stamboll, ku edhe u diplomua. Ai njihte shumë mirë gjuhët, shqip, turqisht, greqisht, frëngjisht, anglisht.

Ismail Qemal bej Vlora ka pasur dy martesa gjatë jetës së tij. Për herë të parë u martua me një vejushë të re, Nasipe Hanëmi, e cila ishte vetëm 19 vjeç dhe kjo martesë u shoqërua me fat të keq. Vetëm një vit më pas gruaja bashkë me vajzën që po lindte vdiq dhe kjo qe një humbje e madhe për Ismail beun. Ndërkohë që nuk ka vonuar shumë dhe Ismail beu është dashuruar me një vajzë greke, Kleoniqi Surmelin. Ajo i ka dhuruar Ismail beut dhjetë fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza.

“Në fillim ndryshimi në besimin fetar qe bërë pengesë për bashkimin tim me këtë zonjushë të re që kisha rënë në dashuri, çka u kundërshtua fort nga njerka e saj. Mirëpo u morëm vesh me vajzën, si dhe me pëlqimin e heshtur të vjehrrit tim të ardhshëm, që ta rrëmbeja dhe kështu bëra një natë. Shtëpitë tona ishin fqinje me njëra-tjetrën dhe sapo futa vajzën në shtëpinë time, thirra dëshmitarë nga të dyja palët, një prej të cilëve ishte konsulli belg, dhe akti i martesës u hartua dhe u nënshkrua në prani të tyre”.

Ajo ka vdekur në Spanjë më vitin 1918, një vit para Ismail beut dhe varri i saj gjendet akoma atje. Po në këtë vend sot e kësaj dite ndodhen edhe eshtrat e Donika Kastriotit, bashkëshortes së Skënderbeut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.