UBT

Sekretari Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për Ballkanin Perëndimor

/ 2 minuta lexim
HW

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Pompeo në urim shkruan se të dyja vendet kanë gëzuar një marrëdhënie me vlera të përbashkëta dhe se pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në urim theksohet se SHBA-ja mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

Urimi i plotë i sekretarit Pompeo

Fundamenti

Në emër të populli dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i uroj Kosovës ditën e pavarësisë.

Për më shumë se një dekadë, dy vendet tona kanë gëzuar një marrëdhënie të bazuar në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojë që të punojë për mbështetjen e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të re për të përmbushur potencialin e saj të plotë, si për qytetarët e vet si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat tregojnë një lëvizje kundrejt lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe marrëdhënieve njerëzore me Serbinë, çka do të shtojë themelet për një progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

I shprehim urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe presim që të ndërtojmë mbi energjitë e momentit në javët dhe muajt në vazhdim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.