Uji Dea

Sekretari parlamentar gjerman: Gjermania pret një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, deklaroi të premten në një konferencë për media në Prizren se për Gjermaninë është thelbësore që Kosova të ketë një qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm për bashkëpunim, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket situatës së formimit të qeverisë në Kosovë, mund të them vetëm se për ne si Republikë Federale e Gjermanisë është e rëndësishme të bashkëpunojmë me një partner në stabilitet. Do të thotë, për ne është e rëndësishme të kemi edhe bashkëbisedues të besueshëm. Në shoqërimin e përbashkët të rrugës drejt Bashkimit Evropian është patjetër e rëndësishme që të krijohet një qeveri e besueshme, me të cilën mund të bashkëpunojmë në partneritet dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku. Do të ketë ende disa sfida në të ardhmen, të cilat ne dëshirojmë t’i përballojmë së bashku”, tha ai.

Sekretari parlamentar gjerman, Johann Saathoff, mbajti konferencën për media në Prizren, ku më parë gjatë ditës vizitoi Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në këtë qytet.
Vizita e tij zhvillohet në kuadër të mbështetjes gjermane për nisma zhvillimore në vend, raporton Ekonomia Online.

FIDANISHTJA

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë projekte që mbështeten nga Qeveria gjermane.

Sipas njoftimit të ambasadës, kjo vizitë nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin dypalësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.