Eko Higjiena

Sekretari i OKB’së u kërkon liderëve të heqin dorë nga shfuqizimi i Speciales

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres përmes raportit të fundit për Kosovën, ka kritikuar autoritetet në Kosovë për tentim-shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe kështu kërkoi nga ata që të heqin dorë nga kjo iniciativë.

Përmes raportit, ai ka kërkuar që të rikthehen proceset që lidhen me punën e Gjykatës Speciale dhe procesi i demarkacionit me Malin e Zi. Një nga ngjarjet e rëndësishme që Guterres e përmendi në raportin 3-mujor ishte edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit që ndodhi muajin e kaluar.

“Në tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur pengesa në fushat kryesore”, tha shefi i OKB’së në raport.

FIDANISHTJA

“Përpjekjet e fundit nga disa deputetë për ta shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale, gjë që e minon kredibilitetin e këtij institucioni, janë thellësisht zhgënjyese. U bëj thirrje liderëve politikë në Kosovë për të treguar angazhimin e tyre për drejtësinë dhe sundimin e ligjit”, ka dhënë mesazh të qartë Guterres në raportin që do ta prezantojë më 17 shkurt, shkruan Gazeta Express.

Guterre ka kritikuar 43 deputetët e Kuvendit të Kosovës, që me mbështetjen e Presidentit HashimThaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, kanë tentuar ta hedhin poshtë legjislacionin për Gjykatën Speciale, e cila do të jetë nën ombrellën e Bashkimit Europian për të gjykuar anëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.