Fundamenti

Sekretari i OKB-së premton mbështetje të mëtejme për Kosovën në përballjen me pandeminë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, Miroslav Jenca.

Në takim me delegacionin e OKB-së, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB, duke pas parasysh faktin se vendi ynë deri tashti është anëtar në disa agjenci të kësaj organizate.

“Ne siç po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i cili është synim i yni i vazhdueshëm”, ka theksuar Osmani.

FIDANISHTJA

Më tej, Osmani ka theksuar se Kosova sikurse edhe gjithë globi po përballet me valën e re të Covid-19, duke shfaqur shpresën në mbështetjen e shteteve mike për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkaq ndihmës sekretari Jenca ka premtuar mbështetje të mëtejme, nëpërmjet iniciativës COVAX për ta ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë.

Ai ka falënderuar Kosovën për strehimin e qytetarëve nga Afganistani Jenca ka potencuar se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen për Grupin punues për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për fuqizimin e pozitës së grave, për të cilën gjë e ka lavdëruar Kosovën për hapat e bërë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.