Uji Dea

Sekretari i NATO-s bisedon me Thaçin e Mustafën, shpreh kundërshtimet për transformimin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para pak çastesh ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku shpreh kundërshtimet për të shndërruar FSK-në në Ushtri, pa ndryshimin e Kushtetutës, transmeton Telegrafi.

“Sot kam folur me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën për të përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimet e fundit nga autoritetet e Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në një Forcë të Armatosur, pa bërë ndryshimet e Kushtetutës. Ua kam bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm dhe u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin”, thuhet në deklaratën e publikuar pak minuta më parë.

GRANDEMALL

“Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si forcë profesionale, duke shtuar multi-etnicitetin. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë një çështje për institucionet lokale të Kosovës, në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese. Megjithatë, nëse duhet që mandati i FSK-së tani të zhvillohet në mënyrën e propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e saj të angazhimit, sidomos në drejtim të ngritjes së kapaciteteve. Unë e bëra këtë të qartë gjatë vizitës sime në Kosovë në nëntor dhe e kam përsëritur atë në bisedat e mia telefonike sot. Do të mbes në kontakt të ngushtë me homologët e mi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Jens Stoltenberg. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.