United Hospital

Sekretari amerikan i Shtetit një ‘këshillë’ shqiptarëve në ditën e pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson uroi popullin e Shqipërisë me rastin e 105 –vjetorit të Pavarësisë. Në telegramin e urimit, Tillerson përveçse vlerëson Shqipërinë duke e cilësuar aleat të çmuar, vlerëson qeverinë për përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore të vendit.Sipas Tillerson, zbatimi i këtyre reformave, lufta kundër korrupsionit publik dhe krimit të organizuar, janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt për shqiptarët.

Mesazhi i Rex Tillerson:

Shqipëria është një mik dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimn në BE.

Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për mposhtjen e ISIS dhe në promovimin e stabilitetit rajonal.

FIDANISHTJA

Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit publik dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj.

Urime për popullin e Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.