UBT

Sejdiu: “Zajednica” është “Thembra e Akilit” për Kurtin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të shtunën e 21 tetorit në Kosovë dhe Serbi qëndroi pesëshja euro-amerikane. Lidhur me këtë, opinionisti Dardan Sejdiu, tha në Klan Kosova se kjo është “Thembra e Akilit” për Albin Kurtin. “Nuk eci në atë drejtim. Dhe gjithsesi nuk do të ec as tash”, tha Sejdiu.

Temë e diskutimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Beograd ishte agresioni i Serbisë në Banjskë ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Po ashtu dy emisarët në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, bashkë edhe me këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, me liderët e Kosovës e të Serbisë folën edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

UBT

Lidhur me këtë, opinionisti Dardan Sejdiu, tha në Klan Kosova se kjo është “Thembra e Akilit” për Albin Kurtin.

“Nuk eci në atë drejtim. Dhe gjithsesi nuk do të ec as tash”, tha Sejdiu.

Ndryshe sot, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se në Bruksel gjatë javës do të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.