RCCOLA

Sejdiu: Zajednica e demarkacioni kanë vdekur, mbetet vetëm dorëheqja e Mustafës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu një ditë pas protestës para Kuvendit të Kosovës dhe tërheqjes së demarkacionit nga rendi i seancës plenare të Kuvendit, ka thënë se një gjë e tillë u arrit vetëm me protestat e djeshme.

Ai gjatë një konference tha se tashmë që “Zajednica” dhe demarkacioni kanë vdekur, ka mbetur vetëm edhe një arsye për të protestuar,.

“Mbetet vetëm dorëheqje e Mustafës dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme, e atë qysh sot, dhe jo të zhagitet vendi e republika me tema që i cenojnë interesat e Republikës. Kemi shumë tema të rëndësishme për t’i debatuar dhe Qeveria e ka dëshmuar që nuk e ka zotësinë që t’i trajtojë”, theksoi Sejdiu.

Mobi Casa

Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dal nga kjo gjendje është që kjo qeveri me kryeministrin aktual të ec.

“Zajednica dhe demarkacioni janë të vdekura dhe kanë përfunduar, e ka mbetur vetëm edhe e treta dhe sa më shpejt të shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Duhet aktivizim i gjithëmbarshëm qytetarë”, tha tutje Sejdiu.

(Kosova Sot)