ARKATANA

Sejdiu: Xhemajl Mustafën e vranë ata që s’e deshën lirinë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kujtuar shkrimtarin e publicistin e njohur të Kosovës, Xhamajl Mustafa, në 17 vjetorin e vrasjes së tij. Sejdiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se Mustafën e vranë ata që nuk e deshën lirinë e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Sejdiut në rrjetin social:

Për Njeriun Besnik të Kosovës – për Xhemajl Mustafën

Sot kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari, një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës historike, të lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës – shkrimtarin e publicistin, njeriun e Kosovës Xhemail Mustafa.

Guxim të palëkundur, urti e pafundme, vizionar dhe largpamës është përkufizimi më i denjë për formatin intelektualit, njeriut të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

I tillë ishte, i tillë mbeti përjetësisht Xhemajli.

Mbeti emër i veçantë, sikurse që ishte i veçantë. Emër i dalluar i bërthamës së parë të atyre që shpalosen idenë e parë të formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për të mbetur besnik i palëkundur i Presidentit Rugova në gjithë kohët e jetës së tij, për të mbetur besnik i palëkundur i urtisë dhe lëvizjes paqësore.

Kam pasur fatin ta njoh herët, sikur edhe Enver Malokun, sepse ishim nxënës gjimnazi.

Njohja jonë ishte e hershme, dhe mori kuptim edhe më tutje, në rrugët në të cilat vazhduam bashkëpunimin e përhershëm, në kauzën e qartë, për lirinë e Kosovës.

Mobi Casa

Në nismën për formimin e një fronti politik të organizuar, Xhemajli kishte rolin e vet, rol që nga perspektiva e ditëve të sotme duket i pazëvendësueshëm.

Është pikërisht dita e shtunë e 23 dhjetorit, kur bashkërisht me Xhemajlin morëm pjesë në Kuvendin themelues të LDK-së.

Rrugëtimi ynë vazhdoi në angazhimin e përhershëm për liri, pavarësi dhe demokraci.

Xhemajli e donte lirinë. Xhemajli e donte dhe besonte në Kosovën e lirë.

Besnik dhe luftëtarë i pashembullt i lirisë.

Xhemajlin e vranë ata që se deshën lirinë, ata që se deshën guximin, ata që se deshën besnikërinë, ata që se deshën Kosovën, ata që se deshën Kosovën e lirë.

Nëntori i vitit 2000 u tregua i pamëshirshëm për njeriun e Kosovës, për Xhemajl Mustafën.

I pamëshirshëm Kosovën tonë e gjen edhe ky 23 nëntor i viti 2016. Kaluan shumë vite pa përgjigje. Ende nuk kanë marrë dënimin ata që i morrën jetën në pikën e ditës. Ata që deshën mbylljen e gojës së tij, ata deshën të thyejnë lapsin e tij, ata që deshën mos përfundimin e rrëfimit të filluar.- ata që se deshën lirinë e Kosovës, ata që se deshën guximin, ata që se deshën besnikërinë, ata që se deshën Xhemajlin, ata që dhanë urdhër dhe vranë Xhemajlin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.