UBT

Sejdiu: Shteti s’mbetet peng i tekave të askujt

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e konsideron si jetike për të ardhmen e vendit ruajtjen e partneritetit me miqtë ndërkombëtarë. Si njëri nga politikanët që ka qenë akter në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ai tërheq vërejtjen se Kosova nuk guxon të mbetet peng i ambicieve dhe tekave të askujt.

Pa i amnistuar as partitë e tjera nga përgjegjësia për ta nxjerrë vendin nga kriza politike, ai theksin e vë tek LDK-ja, pasi vet është pjesë e kësaj partie.

Hidromorava

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Sejdiu në cilësinë edhe të kryetarit të nderit të LDK-së, e thotë më hapur se kurrë se udhëheqja e LDK-së është gjetur në panik pas humbjes së zgjedhjeve më 8 qershor dhe duke provuar t’i ikë përgjegjësisë për humbjen, u ngut që ta bëjë marrëveshjen me AAK-në dhe Nismën.

Me këtë veprim, sipas tij, LDK-ja e humbi egon dhe zërin që e kishte krijuar për 25 vjet me punë dhe sakrificë të anëtarëve të saj. /Tribuna/