United Hospital

Sejdiu: Rrymën e ndalën, ujin e ndalën, hajninë e ndalën, tash edhe rrogat qenkan ndalë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-nënkryetari i Prishtinës dhe ish-deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria nuk ka ekzekutuar pagat e gushtit për mësimdhënësit që janë në grevë.

Sejdiu ka thënë se kjo i ngjan një rifillimi të sistemit, duke u shprehur me gjuhën kompjuterike “system reboot”.“Rrymën e kanë ndalë, uji po ndalet, projektet i kanë ndalë, hajninë e kanë ndalë, tash edhe rrogat qenkan ndalë! System reboot si duket”, ka shkruar ai, në profilin e tij në Twitter.Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka njoftuar se se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Eco Higjiena

Ai në një konferencë për media ka thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.