Uji Dea

Sejdiu për liberalizimin e vizave: Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se votimi i fundit në Këshillin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën është një vendim historik. Sejdiu thotë se një vendim i tillë nënkupton një vlerësim nga institucionet e BE-së për progresin që ka bërë Kosova dhe se një gjë e tillë është meritë e të gjithë gjeneratave që kanë udhëhequr Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Ai tutje ka theksuar se liberalizimi i vizave do të rregullojë lëvizjen e lirë të njerëzve pa qenë të detyruar që të ikin në mënyrë të palejueshme nga Kosova, e që sipas tij një gjë e tillë edhe e ka dëmtuar imazhin e vendit.

Ai në fund ka thënë se shtetasit e Kosovës e duan vendin dhe nuk e zbrazin.

“Ky hap i vlerave të jashtëzakonshme për Kosovën, sigurisht sigurisht se do t’i vejë në binarë normal e të qëndrueshëm lëvizjet e lira të njerëzve tanë, pa qenë të detyruar që të ndërmarrin veprime të palejueshme dhe klandestine të ikjes nga vendi dhe të cilat veprime shpesh herë fatkeqësisht kanë dëmtuar imazhin e saj.Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin.Ju faleminderit BE për vendimin meritor!”, ka shkruar Sejdiu.

Reagimi i plotë:

Një vendim historik për Kosovën

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian i cili përbëhet nga ministrat e brendshëm të vendeve anëtare për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë.

Ky hap i ndërrmarë nga ky mekanizëm evropian është një vlerësim i fuqishëm për atë që Kosova dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar me rezultate dhë përmbushje të kritereve të kërkuara, përkundër sfidave të mëdha me të cilat janë përballur.

FIDANISHTJA

Mundësia e lëvizjes së qytetarëve të vendit në gjithë Zonën Shengen, pa pasur nevojën e furnizimit me viza, në radhë të parë shprehë besimin në njerëzit e vendit tonë se do të respektojnë rregullat që parasheh BE-ja.

Po kështu, kjo nënkupton një hap para të lëvizjes së Kosovës sa përket anëtarësimeve të saj në mekanizmat e rëndësishëm evropian. Është kjo meritë e gjithë gjeneratave që kanë udhëhequr me Kosovën.

Qëndrimi unanim i shprehur me miratimin e këtij vendimi, po kështu në thelb tregon për një konsideratë të re tani për tani në heshtje, të vendeve anëtare të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Ky hap i vlerave të jashtëzakonshme për Kosovën, sigurisht sigurisht se do t’i vejë në binarë normal e të qëndrueshëm lëvizjet e lira të njerëzve tanë, pa qenë të detyruar që të ndërmarrin veprime të palejueshme dhe klandestine të ikjes nga vendi dhe të cilat veprime shpesh herë fatkeqësisht kanë dëmtuar imazhin e saj.

Shtetasit e Kosovës e duan vendin e vet dhe atë nuk e zbrazin.

Ju faleminderit BE për vendimin meritor!

Urime Kosovë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.