Eko Higjiena

Sejdiu: Nuk kemi ndryshuar qëndrim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu, ka hedhur poshtë mundësinë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se AKR-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin dhe do t’i mbetet besnik koalicionit LDK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sejdiu ka theksuar se kjo parti do të veprojë në koordinim të plotë me koalicionin me të cilin kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit. “Nuk do t’i bashkojmë forcat me ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”, është shprehur Sejdiu, i cili shpreson në një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje!

FIDANISHTJA

Ai ka treguar se, sipas rezultateve preliminare, AKR-ja do t’i ketë së paku katër deputetë por, sipas tij, ky numër pritet të rritet për dy ose tre deputetë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.