Eko Higjiena

Sejdiu nga Tirana thërret për largimin e Mustafës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”të “Ora News” ka folur për të ardhmen e tij politike brenda LDK-së si dhe për kryetarin e saj aktual, Isa Mustafa.

Sejdiu është shprehur se LDK ka mbetur e pareformuar që nga koha kur ai vetë është larguar si dhe do të jetë pro afrimit të kujtdo personi që anëtarësia do ta votojë për kryetar, mjafton që ky të mos jetë më kreu aktual, Isa Mustafa.

Uji Dea

Ai ka thënë se LDK e ka pasur mundësinë 3 herë për ta rrëzuar qeverinë Thaçi por nuk e ka bërë këtë.

Sejdiu ka komentuar gjithashtu edhe për takimin e dy qeverive shqiptare në Prizren duke e quajtur si një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin midis dy qeverive.