Fundamenti

Sejdiu: Lufta e fundit ka qenë vendimtare drejt fitores së vendit tonë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në kuadër të programit “Guest Speaker” ish Presidenti i Republikës se Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur ligjëratë me temën: “Republika e Kosovës, rruga e shtet ndërtimit, sfidat dhe perspektiva e saj.”

Flamur Hyseni koordinator i programit”Guest Speaker”, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, duke i dëshiruar mirëseardhje ish Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, falënderojë atë për gatishmërinë e dhënë për të mbajtur ligjëratë mjaft domethënëse para studentëve të këtij institucioni arsimor, ligjëratë kjo e cila pasqyron realitetin sfidues por dhe progresiv në të cilin Kosova ka kaluar ndër vite.

Ndërkohë, Fatmir Sejdiu, që në fillim të ligjëratës së tij përkujtoi para studentëve dhe të pranishmëve tjerë se duhet të ketë përpjekje të vazhdueshme që universiteti të shërbej gjithmonë si Institucion ku fitohet dija, dhe asnjëherë Universiteti të mos shërbej për politika të elitave të caktuara, kjo është baza më e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Universiteteve, tha Sejdiu.

Ai shtoi se pavarësisht rrethanave objektive që Kosova të ketë një numër të caktuar të Universiteteve, prapë se prapë vendi ynë ka arrit që në këtë kohë të ketë konkurrencë mes Universiteteve në mënyrë që të dalin më të mirët.

GRANDEMALL

Ndërkohë duke folur rreth temës “Republika e Kosovës, rruga e shtet ndërtimit, sfidat dhe perspektiva e saj”, Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova ka pasur periudha mjaft të rëndësishme drejt shtet formimit, por lufta e fundit ka qenë vendimtare drejt fitores së vendit tonë.

Sejdiu, ka porositur studentët që të lexojnë sa më shumë, sepse sipas tij, dija nuk ka vetëm një të vërtetë, por horizontet e saj janë të mëdha.

Ai ka inkurajuar studentët që me dijen e fituar në Universitetin “Kadri Zeka”, në të ardhmen t`i shërbejnë Kosovës, vendit i cili me shumë mund është bërë.

Pas ligjëratës, ish presidenti i vendit, u është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, të cilët u interesuan për çështjeve të ndryshme që janë në interes të qytetarit të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.